“Të vetë-izoluar në shtëpi”, India markon qytetarët që të mos “arratisen” nga karantina
Qeveria e Maharashtra-s në Indi ka filluar t’u vërë shenja dalluese në trup personave që u është kërkuar që të qëndrojnë të vetë-izoluar.
Këto markime, janë bërë me qëllim që ata të jenë të identifikueshëm nga zyrtarët e shëndetit. Pamje të ndryshme të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë persona të ndryshëm të cilët kanë një mesazh të stampuar zakonisht në duar.
Në duart e tyre lexohet që personit në fjalë i është kërkuar që të qëndrojë i vetë-izoluar në shtëpi dhe veç kësaj është e vendosur edhe data e “stampimit”.
Zyrtarë të qeverisë kanë shtuar gjithashtu se nëse ndokush e thyen vetë-izolimin do të dërgohet me forcë në një ndërtesë izolimi.
Lajmi vjen pasi më herët u raportua se persona të ndryshëm janë larguar nga ndërtesat e izolimit për shkak të kushteve të vështira që ato kanë. Sipas asaj që raportojnë mediat, një grua refuzoi që të shkonte në një nga këto ndërtesa pasi kushtet aty ishin jo-higjienike sa ajo nuk mund të duronte.
Sipas të dhënave të shfaqura në worldometer, India ka 155 raste të konfirmuara me koronavirus dhe tre vdekje. India është vendi i dytë më i populluar në botë, pas Kinës, me mbi 1.3 miliardë banorë. /abcnews.al/
The BMC has started stamping people who has been suggested for home quarantine.#CoronavirusOutbreak#COVID2019@ie_mumbai@IndianExpress pic.twitter.com/s7eLUF87p4
— laxman singh (@Laxmantweetsss) March 16, 2020