Teherani: Rrëzimi i avionit ukrainas një gabim njerëzor

Irani dha shpjegime të detajuara mbi rrëzimin e një aeroplani udhëtarësh ukrainas mbi Teheran, rreth shtatë muaj më parë, ku humbën jetën 176 persona.

”Një gabim komunikimi ka ndodhur në departamentin ushtarak përgjegjës për shkak të keqpërdorimit të sistemit të radarit”, sipas raporteve të medias, që çoi përfundimisht në rrëzimin e aeroplanit.

Autoriteti Iranian i Aviacionit tha se ishte një “gabim njerëzor”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avioni u qëllua gabimisht nga forcat iraniane më 8 janar, menjëherë pas ngritjes nga Teherani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjithë 176 personat në bord humbën jetën. Të shtënat fillimisht u mohuan nga udhëheqja iraniane, e cila më vonë çoi në protesta të zemëruara në vend.

Presidenti Hassan Rohani premtoi një hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës nga një gjykatë speciale dhe ekipe të ndryshme ekspertësh. Disa persona janë arrestuar në lidhje me aksidentin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?