Teksa të gjitha vendet po e pezullojnë, AstraZeneca vazhdon të mbrojë vaksinën: Nuk ka rrezik

LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 04: A photo illustration of the AstraZeneca COVID-19 vaccine at Copes pharmacy in Streatham on February 04, 2021 in London, England. A current investigation is underway to determine whether giving people a different second Covid vaccine to their first may provide extra protection, while also alleviating supply pressures. The UK has recently passed the 10 million mark in their first vaccine rollout. (Photo by Dan Kitwood/Getty Images)

Ndërsa rritet numri i vendeve që po pezullojnë përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”, kompania anglo-suedeze këmbëngul në sigurinë e saj.

Pas analizimit të të dhënave nga 17 milionë të vaksinuar në Bashkimin Europian dhe në Britani, “AstraZeneca” njoftoi se nuk ka prova të qarta që vaksina shton rrezikun e mpiksjes së gjakut.

“Numri i rasteve të tilla është më i ulët sesa qindra rastet që duhet të priteshin nga popullata e përgjithshme. Vëmendja po i kushtohet rasteve të veçanta,” informoi kompania farmaceutike.

Holanda u bë të dielën vendi më i ri europian që ndaloi imunizimin e qytetarëve me vaksinën “AstraZeneca”, si masë paraprake.

Autoritetet holandeze thanë se gjatë dy javëve të ardhshme do të shqyrtojnë situatën.

Pas Norvegjisë, Danimarkës, Bullgarisë, Islandës, edhe Irlanda pezulloi përdorimin e vaksinës së Oksfordit.

Ndërkohë Italia ka bllokuar vetëm një seri vaksinash dhe vazhdon ta konsiderojë “AstraZeneca”-n efikase dhe të sigurt kundër virusit të zakonshëm SARS-CoV-2.

Në gjithë Europën, Agjencia për Barnat ka identifikuar 30 raste të trashjes së gjakut te më shumë se 5 milionë europianë të vaksinuar.

SHKARKO APP