Teksas, agresori vret 7 persona, më pas qëllohet nga policia

Një agresor ka vrarë 7 persona në periferi të Teksasit, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Planos, mbrëmjen e së dielës. Autoritetet teksane raportojnë se dhuna filloi teksa viktimat shihnin një ndeshje futbolli, ndërkohë që nuk është ende e qartë lidhja mes tyre dhe agresorit.

Një agresor ka vrarë 7 persona në një shtëpi në periferi të Dallasit mbrëmjen e së dielës, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia e thërritur në vendngjarje. Autoritetet në Teksas konfirmojnë se incidenti ndodhi në qytetin e Planos, në periferinë veriore të Dallasit. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, një burrë mbërriti në shtëpi dhe debatoi me një grua, përpara se të nxirrte armën e tij tip automatik dhe të qëllonte. Personat që ndodheshin në shtëpi raportohej po shihnin një ndeshje futbolli të skuadrës vendase Dallas Cowboys në momentin që filloi dhuna.

David Tilley, zëdhënës i Departamentit të Policisë së Planos tha se agresori mbeti i vrarë nga oficeri i parë që iu përgjigj incidentit. Ndërkaq, dy persona të tjerë të plagosur janë dërguar në spital, por gjendja e tyre është ende e paqartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas gazetave vendase, çifti pronar i shtëpisë ku ndodhi ngjarja, kishte kërkuar divorcin në korrik. Mbetet ende e paqartë marrëdhënia mes agresorit të dyshuar dhe viktimave të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?