Teksasi “drejt” uraganit, priten përmbytje vdekjeprurëse
Teksasi po përgatitet të përballet me Uraganin Harvey – stuhinë më të fuqishme që do të godasë Amerikën kontinentale në 12 vitet e fundit.
Uragani i kategorisë tre, aktualisht në Gjirin e Meksikës, pritet të zbarkojë përgjatë bregut qendror të shtetit të premten në mbrëmje.
Qendra Kombëtare e Uraganëve paralajmëroi se shira të furishme dhe stuhi mund të sjellin përmbytje kërcënuese për jetën në Hjuston dhe në zonën përreth. Uragani pritet gjithashtu të godasë edhe në zemër të industrisë së rafinimit të naftës në Teksas.
Kompanitë e energjitikës kanë evakuuar stafin e tyre nga platformat e vendosura në det të hapur në Gjirin e Meksikës, ndërsa në tokë, rafineritë teksane të naftës janë mbyllur në përgatitje për stuhinë.
Si pasojë, çmimet e karburanteve amerikane kanë arritur një nivel të lartë për të tretën javë rradhazi.
Ndërkohë, komunitetet në rrugën e parashikuar ku do të kalojë uragani, gjithashtu po përgatiten për mbërritjen e tij. Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve, shpejtësia e erës tashmë është 140 km/h.
KOHA JONË SONDAZH

