Temperatura deri në minus 20 gradë. “Ngrijnë për së gjalli” pesë alpinistë në majën më të lartë të Evropës

Të paktën 5 alpinistë kanë ndërruar jetë, pasi u goditën nga një stuhi bore në majën më të lartë në Evropë, Elbrus, në kufirin e Rusisë më Gjeorgjinë.

Vdekja e pesë alpinistëve u konfirmua nga Ministria Rajonale e Emergjencave e Rusisë, e cila tha se 14 anëtarë të tjerë të grupit janë shpëtuar në kohën kur po mbretëronte mot me erë të fuqishme, dukshmëri të vogël dhe temperaturë -20 gradë.
Alpinistët bënë një thirrje për ndihmë pas orës 5 të pasdites së të enjtes, kur ishin në një lartësi prej rreth 4.800 metrave, shkruan Independent.

Nga personat e shpëtuar, 11 prej tyre u dërguan në spital me lëndime. Denis Alimov, i cili ofroi ndihmë për organizimin e ngjitjes, i tregoi agjencisë TASS për tmerrin e përjetuar nga grupi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë ngjitjes, një grua nuk u ndie mirë dhe u kthye bashkë me njërin nga udhërrëfyesit, tha Alimov, por vdiq më vonë në duart e tij.
Grupi tha se dy anëtarë vdiqën nga të ftohtit, ndërsa dy të tjerë e humbën vetëdijen dhe vdiqën përderisa po silleshin poshtë malit, raportoi agjencia AFP.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?