Tension dhe përplasje me policinë, mbyllet kufiri për emigrantët
Turqia nuk do të ndalojë më refugjatët të shkojnë drejt Europës, pasi 33 trupat e saj ushtarakë u vranë në veri të Sirisë. Pas këtij vendimi, kolona njerëzish u dyndën drejt kufijve grekë tokësorë dhe detarë. Rreth 3,000 njerëz ishin mbledhur në anën turke të kufirit në Kastanitë. Lumi Evros shërben si një kufi tokësor natyror midis Greqisë dhe Turqisë dhe të shtunën vërshuan ilegalisht. Forcat e policisë greke rritën sigurinë në vendkalimin kufitar me Turqinë dhe madje ata përdorën gazlotsjellës ndaj migrantëve që po përpiqeshin të hynin në vend.
Greqia dhe Bullgaria, të dy vendet anëtare të Bashkimit Evropian fqinjë me Turqinë, u zotuan të mos pranojnë migrantët. Gati një milion refugjatë dhe migrantë kaluan nga Turqia në ishujt e Greqisë në vitin 2015, duke shkaktuar një krizë refugjatësh në Evropë, por të gjitha rrugët drejt vendeve të unionit u mbyllën pasi Bashkimi Evropian dhe Ankaraja ranë dakord për të ndaluar fluksin në Mars 2016.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, thotë se vendi i tij tashmë ka 3.6 milion refugjatë sirianë për t’u kujdesur dhe kufiri me Evropën tani është i hapur. Pamjet që vijnë nga kufiri turko grek refugjatë që përpiqen të kalojnë tela me gjemba, përplasjet me policinë janë një mesazh i qartë se akordi mes BE dhe Turqisë tashmë është në rrezik.