Tension në burg, të burgosurit marrin në kontroll…
Bota E Hënë, 26 Korrik 2021 00:36
Mediat raportojnë se është krijuar tension në burgun e Koridalosit, Athinë. Mësohet se të burgosurit, u kanë marrë çelësat gardianëve dhe kanë në kontroll disa prej mjediseve. Ata protestojnë kundër transferimit të personit që akuzohet si dërguesi i zarfit bombë që plagosi ish-kryeministrin Lucas Papademos. Përreth burgut raportohet se janë dislokuar forca të shumta policore.
KOHA JONË SONDAZH

