Tension në Kongresin Amerikan/Nancy Pelosi gris fjalimin e Trump (FOTO/VIDEO)
Fjalimi i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për atë që njihet si “State of the Union” (Shteti i bashkimit) në Kongresin Amerikan, nuk anashkaloi detajet që u vunë re nga të gjithë.
Kur u paraqit në Kongres, Presidenti shmangu takimin me kreun e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, duke mos i dhënë dorën, por thjesht i kaloi letrën e rekomandimeve të tij. Në përgjigjje të këtij gjesti, edhe Pelosi, që nuk e takon Presidentin prej mëse 5 muajsh, i shmangu formalitetet në prezantimin e fjalimit 80-minutësh të tij, duke iu drejtuar të pranishmëve me fjalët: “Të nderuar anëtarët e Kongresit, Presidenti i Shteteve të Bashkuara”.
Teksa Trump mbaronte fjalimin e tij, ajo në mënyrë demonstrative grisi kopjen e rekomandimeve që i kishte dhënë Presidenti. “Ishte gjëja më e pakët që meritonte”, tha ajo teksa u pyet nga mediat.
Çfarë përmbante fjalimi i Trump?
Tre shtyllat kryesore të tij ishin ekonomia, ushtria dhe shëndetësia. Presidenti amerikan shijoi ovacione ndër përfaqësuesit republikanë të Kongresit, teksa u shpreh se Amerika po numëron të njëmbëdhjetin vit radhazi të zhvillimit ekonomik “Me kënaqësinë më të madhe ju konfirmoj sonte se ekonomia amerikane po përjeton momentet më të mira të saj”, tha Trump.