Tensione SHBA–Izrael, sanksione ndaj gjyqtarit të Netanyahut

Gjykatësi francez Nicolas Guillou po përballet me pasoja të rënda financiare pasi është përfshirë në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara. 50-vjeçari, i cili kryesoi panelin e Gjykata Ndërkombëtare Penale në vendimin për lëshimin e urdhër-arrestit ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në vitin 2024, ka treguar se situata e tij është bërë shumë e vështirë në jetën e përditshme.

Në një intervistë për mediat franceze, ai u shpreh se kartat e kreditit i janë bllokuar dhe se nuk ka më mundësi të kryejë pagesa apo rezervime online. Guillou e përshkroi këtë realitet si një “kthim 30 vite pas”, duke theksuar se në një botë tërësisht të dixhitalizuar, përjashtimi nga sistemet financiare e vendos në një pozitë të izoluar. Ai nënvizoi gjithashtu se në Francë shumë prej sistemeve të pagesave janë të lidhura me rrjetet amerikane, çka e bën situatën edhe më të ndërlikuar për të.

Nga ana tjetër, presidenti francez Emmanuel Macron ka ndërhyrë duke dërguar disa kërkesa zyrtare për heqjen e sanksioneve, por deri më tani pa rezultat pozitiv. Autoritetet në Paris vijojnë përpjekjet diplomatike për të zgjidhur çështjen, ndërsa vetë Guillou shprehet skeptik se ndryshimi mund të ndodhë shpejt, sidomos gjatë mandatit të dytë të Donald Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai paralajmëron se kjo situatë shkon përtej rastit të tij personal dhe mund të krijojë një precedent të rrezikshëm për sistemin e drejtësisë. Sipas tij, nëse gjyqtarët, prokurorët apo avokatët ndihen të kërcënuar nga pasoja të tilla, atëherë rrezikohet funksionimi i shtetit ligjor dhe vetë demokracia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

E dëmton 4368 (77%)
Nuk e dëmton 1302 (23%)

Vota totale: 5670