Tensione turko- greke në ajër: Turqia provokon helikopterin ku ndodhej presidenti dhe ministri i Brendshëm grek
Turqia dhe Greqia janë përfshirë sërish në një incident. Sipas mediave greke, helikopteri në të cilin po udhëtonte presideti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos, është provokuar nga pala turke.
Ato raportojnë se helikopteri po kalonte mes Pharmakonisi dhe Agathonisi, gjatë vizitës që po bënte presidenti në ishujt e largët Rodhosit.
Turqit pas kësaj kanë sinjalizuar me radio pilotin që të largohen nga zona, për shkak se, sipas palës turke, po fluturonin në hapësirën ajrore turke.
Mësohet se në bordin e helikopterit bashke me presidenti Pavlopoulos ishte edhe ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos.
Pala greke e ka injoruar thirrjen e turqve, por pala turke ka paralajmëruar sërishn helikopterin, se ishte në hapësirën e Turqisë.
KOHA JONË SONDAZH

