FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tensione turko- greke në ajër: Turqia provokon helikopterin ku ndodhej presidenti dhe ministri i Brendshëm grek

Turqia dhe Greqia janë përfshirë sërish në një incident. Sipas mediave greke, helikopteri në të cilin po udhëtonte presideti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos, është provokuar nga pala turke.

Ato raportojnë se helikopteri po kalonte mes Pharmakonisi dhe Agathonisi, gjatë vizitës që po bënte  presidenti në ishujt e largët Rodhosit.

Turqit pas kësaj kanë sinjalizuar me radio pilotin që të largohen nga zona, për shkak se, sipas palës turke, po fluturonin në hapësirën ajrore turke.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se në bordin e helikopterit bashke me presidenti Pavlopoulos ishte edhe ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pala greke e ka injoruar thirrjen e turqve, por pala turke ka paralajmëruar sërishn helikopterin, se ishte në hapësirën e Turqisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?