Tensionet në Egje, Greqia bën një hap pas: Duam bisedime teknike me Turqinë në shkurt ose në mars

Pas disa muajsh tensione Greqia duket se do të bëjë një hap pas duke i kërkuar Turqisë bisedime teknike.

Shumë ngjarje kanë ndodhur muajt e fundit, marrëveshja Turqi- Libi, lufta civile në Libi, emigrantët nga Lindja e Mesme në ishujt grekë, tërmeti në Egzil, lufta kibernetike e ‘Hakerave’ turq dhe grekë ndaj faqeve qeveritare dhe grisja e flamurit në PE nga ekstremisti grek Ioannis Lathos.

Vetëm një prej këtyre ccështjeve kanë bashkuar dy vendet, tërmeti i Egzilit në Turqi në janar kur Greqia u solidarizuar me fqinjët. Por të tjerat i kanë ndarë shumë dy vendet.

Por duket se helenët janë gati të futen në bisedime me Ankaranë zyrtare. Mediat greke shkruajnë se mes 17- 21 shkurtit Greqia pret të ulet me palën turke. Nëse kjo nuk shërben si datë e përshtatshme për Turqinë atëhere në fillim të marsit.

Qëllimi i bisedimeve do të jetë që të rindërtohen kontaktet me Ankaranë, të cilat kohët e fundit janë ndërprerë duke replikuar vetëm me deklarata mediatike.

SHKARKO APP