Tensionet në Mesdhe/ Macron i del në krah Greqisë: Turqia të qartësojë qëllimet e saj

Presidenti i Francës Emmanuel Macron zhvilloi në ishullin e Korsikës një samit me 7 vende anëtare të Bashkimit Europian ku tema kryesore e diskutimeve ishin tensioned në Mesdheun Lindor mes Greqisë dhe Turqisë.

Sipas tij, BE kërkon që të shmangë çdo lloj tensioni me Ankaranë.

“I takon Turqisë të qartësojë qëllimet e saj”, u shpreh Macron gjatë një konference për shtyp, raporton Reuters.

Marrëdhëniet mes BE dhe Turqisë vijojnë të jenë të acaruara kjo për shkak të një sërë çështjesh duke përfshirë së fundmi kërkimin për hidrokarbure në Mesdheun lindor, ku Ankaraja është në mosmarrëveshje me vendet anëtare të BE, Greqinë dhe Qipron.

Presidenti francez shtoi gjithashtu se Franca dhe Gjermania po punojnë në një veprim të koordinuar për të treguar solidaritet me Greqinë, ku mijëra migrantë mbetën pa strehë pas zjarreve masive ditën e djeshme në ishullin grek të Lesbos.

SHKARKO APP