Tensionet në Mesdheun Lindor/ Mitsotakis në OKB: I zgjata dorën e miqësisë Erdoganit, por u përgjigj me provokim e agresion

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur fjalën e tij në OKB ku ka folur dhe për konfliktin në Mesdheun Lindor me Turqinë.

Mitsotakis është shprehur se ai vetë i ka zgjatur si kryeministër i Greqisë dorën e miqësisë e bashkëpunimit Erdoganit dhe Turqisë, madje i ofroi që vendi i tij të ishte urë lidhëse mes BE e Turqisë.

Por këto oferta, sipas tij Erdogan iu përgjigj me agresion, provokime dhe ka zgjetur tashmë rrugën e papajtueshmërisë.

Prej Asamblenë e Përgjihshme në 75-vjetorin e themelimit të OKB, Mitsotakis i bëri thirrje Erdoganit që në qoftë se beson tek OKB të veprojë sipas vlerave të tyre.

Mitsotakis gjithashtu kërkoi një zgjidhje reciproke të pranueshme Greqi-Turqi për detin, ose në rast mospajtimi atëhere çështja të shkonte në Hagë.

SHKARKO APP