Tensionet SHBA-Iran, Papa apelon për paqe: Lufta sjell vetëm vdekje dhe shkatërrim

Papa Françesku ka bërë apel që kudo në botë të ruhet qetësia dhe të mos shkaktohen tensione apo luftëra.

Duke marrë shkas nga marrëdhëniet e acaruara mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani, Papa kërkoi që të gjendet gjuha e përbashkët.

“Në shumë anë të botës është krijuar një klimë tensioni. Lufta sjell vetëm vdekje dhe shkatërrim. I ftoj të gjitha palët që të mbajnë të ndezur flakën e dialogut dhe të vetëpërmbajtjes dhe të largohen nga hija e armiqësisë”, tha Papa Françesku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thirrjet ai i bëri gjatë celebrimit të meshës së të dielës në sheshin Shën Pjetër të Vatikanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?