Tentoi të ecte në litar në 30 metra lartësi, gjen vdekjen i riu në Rusi (video)

Një i ri në qytetin qendror rus të Kurskut u ra nga 30 metra lartësi duke gjetur kështu vdekjen, pasi humbi kontrollin duke u përpjekur të ecte nga një ndërtesë 9-katëshe në tjetrën, duke përdorur litarin. Ndërtesat janë të vendosura rreth 100 metra nga njëri-tjetra dhe ai u përpoq të shkonte nga njëra çati në tjetrën. Ai ishte duke ecur, duke u mbajtur nga një kabllo sipër dhe duke qëndruar në një më të ulët, por fatkeqëshisht humbi kontrollin dhe ra në mes të rrugës, shkruajnë mediat vendase. Thuhet se bëhet fjalë për një 20 vjeçar, për të cilin nuk dihet se për çfarë arsye deshi të bënte një veprim të tillë, edhe pse agjencitë e lajmeve thonë se ai merrte drogë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?