Tentojnë të grabisin supermarketet, italianët: Nuk kemi lekë

Të enjten e kaluar disa persona u përpoqën të vidhnin një supermarket në Palermo. Pasi mbushën karrocat ata tentuan të mos paguanin në arkë duke u ankuar se nuk kishin para.

Qeveria ka vendosur, patrulla policie në qendrat tregëtare në këtë rajon. Ndërkohë, varfëria po rritet në qytet: më shumë se një mijë familje kanë kërkuar ndihmë sociale.

Policët, karabinierët dhe ushtarakët e Guardia di Finanza janë duke mbikqyrur disa qendra tregtare në Palermo. Një masë e marrë pas një tentative vjedhje në supermarket e ndodhur para disa ditësh.

Në një supermarket “Lidl” disa njerëz mbushën karrocat me ushqime, pastaj u përpoqën të largoheshin pa paguar në arkë.

Ne nuk kemi para ndaj nuk mund t’i paguajmë.

Një shembull se si situata e krijuar nga pandemia mund të kthehet në shqetësim në lagjet e varfëra.

Po ashtu është ndaluar një tentativë tjetër për grabitjen e një supermarketi të njohur në rajonin e Siçilisë afër Palermos.

Burimet bëjnë me dije se kanë tentuar të vjedhin anëtarë të rreth 20 familjeve.

Sulmi në tentativë është bërë temë e debatit politik.

Ajo që ndodhi në supermarketin Lidl në Palermo është shumë serioze. Unë shpreh solidaritetin tim me punëtorët dhe oficerët e zbatimit të ligjit që ndërhynë.

Kështu ka deklaruar Komisari Rajonal i Partisë Demokratike në Siçili, Alberto Losacco.

SHKARKO APP