Tenton të kalojë ilegalisht 500 mijë dollarë jashtë vendit, arrestohet stjuardesa
Një stjuardesë gjatë një fluturimi në Indi është arrestuar pasi u përpoq të kalonte ilegalisht 500.000 dollarë jashtë vendit.
Autoritetet kontrolluan bagazhet e stjuardesës Devshi Kulshreshtha dhe gjetën paratë me prereje 100 dollarëshe që i kishte fshehur në çantën e kozmerikës dhe këpucë.
Paratë ishin paketuar në letër alumini që të mos viheshin re në skanerin me rreze x.
Stjuardesa është zbuluar të hënën nga Drejtoria e Inteligjencës së të Ardhurave (DRI), ndërsa po udhëtonte nga New Delhi drejt Hong Kong-ut të hënën. 25-vjeçarja u arrestua dhe doli dje në gjykatën e New Delhi.
Kulshreshtha dyshohet se punon për një banor në New Delhi me emrin Amit Malhotra, i cili drejton një rrjet për të kontrabanduar para.
Malhotra, i cili është njohur me stjuardesën 6 muaj më parë gjatë një fluturimi është arrestuar gjithashtu.
KOHA JONË SONDAZH

