Tentuan të vrasin shqiptarin për borxhin e drogës, kapen dy liderët e rrezikshëm të bandës

Gjashtë të shtëna në Monterotondo Scalo në 31 maj dhe i ri shqiptar i plagosur. Karabinierët e Monterotondo-s kanë ekzekutuar një urdhër për paraburgim ndaj dy të rinjve në kërkim: Një 20-vjeçari italian dhe një shqiptari 21-vjeçar, lëshuar nga gjykata e Tivolit  me akuzën e vrasjes në tentativë.

Hetimi nisi pas plagosjes së një të riu shqiptar gjatë natës së 31 majit në rrugën Cilenti. U shkrehën gjashtë të shtëna në adresë të viktimës që në atë kohë ishte me vëllanë e tij, por një e shtënë e preku  dhe i shkaktoi dëmtime të rënda në legen.

Më vonë nga hetimet u mësua se motivi i sulmit ishte mospagesa e një borxhi droge të kontraktuar nga shoku i dy vëllezërve shqiptarë. Më vonë u mësua se ai shok kishte qënë i kërcënuar dhe i dhunuar për këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy të rinjtë e arrestuar rezultuan të jenë liderë të një grupi të rrezikshëm të trafikut të drogës. Pas të shtënave ata ishin larguar me motor./Syri.net

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?