”Terapia” e bajgave të lopës si kurë ndaj Covid-19, flasin mjekët në Indi
Shumë banorë i janë rikthyer trajtimeve tradicionale të sëmundjeve, mes të cilave përfshihet dhe fërkimi me urinë ose bajga lope për të luftuar Covid-19. Doktorët në Indi po dalin kundër praktikës së vjetër, duke thënë se nuk ka asnjë provë që rrit imunitetin apo ndihmon në trajtimin e virusit vdekjeprurës që në Indi ka dhënë alarmin e kuq.
“Ka gjithashtu edhe rreziqe të tjera nga lyerja apo konsumi i produkteve të tilla, siç janë sëmundjet që përhapen nga kafshët te njerëzit”,-tha për agjencinë Reuters, Dr. J.A. Jayalal, kreu i shoqatës mjekësore të Indisë. Në fenë Hindu, lopa konsiderohet si simbol i shenjtë i jetës dhe tokës.
Zhvillimi vjen pasi rezidentë të rajonit perëndimor indian Gujarat shiheshin duke vizituar fermat e lopëve për t’u fërkuar me jashtëqitjet e tyre, e më pas duke përqafuar apo nderuar lopët derisa përzierja të thahet. Pas tharjes, trupi i lyer duhet të pastrohet me qumësht lope.