“Tërbohen” pensionistët, gjobiten për sjellje të keqe në hotel
“Stafi dhe klientët e një hoteli janë detyruar që të dalin jashtë, pasi një çift pensionistësh dolën “jashtë kontrolli”, njoftoi gjykata. Robert Fergus, 72 vjec vrapoi i zhveshur me një palë gërshërë në recepsionin e hotelit MacDonald Loch dhe theu një xham. Bashkëshortja e tij, Ruth kërcënoi se do qëllonte stafin, pasi kishte konsumuar alkool dhe nuk arrinte të kontrollonte veten. Çifti nga Skocia u gjobit me 4.100 paund nga gjykata e vendit. Robert pranoi se ka kërcënuar dhe ka abuzuar me 4 anëtarë të stafit në hotel. Gjithashtu ai ishte i dehur dhe kërkonte që t’i jepte makinës së tij tip BMW në gjendje të dehur.
KOHA JONË SONDAZH

