“Tërhiqet” Ukraina: Nuk duam që të aneksojmë Kurskun e Rusisë
”Ukraina nuk po përpiqet të aneksojë territoret ruse”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, duke iu referuar operacioneve ushtarake që kanë vazhduar për një javë në rajonin Kursk të Rusisë.
Zyrtari i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës. vuri në dukje se ushtria e Kievit nuk mund të godasë me armët me rreze të gjatë dhe për ketë arsye po përpiqet vetëm të shtyjë armikun sa më larg kufirit të saj.
“Ukraina nuk dëshiron të aneksojë asnjë territor në rajonin e Kurskut, por dëshiron të mbrojë jetën e qytetarëve të saj. Sa më shpejt që Rusia të pranojë të rivendosë një paqe të drejtë, aq më shpejt do të ndalen inkursionet. Objektivat e vetme janë objektet ushtarake dhe personeli ushtarak rus. Sulmi jonë pengon Rusinë të lëvizë njësi të mëtejshme në rajonin e Donetsk dhe ndërlikon logjistikën e saj ushtarake”, tha Heorhii Tyhiy, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës.