Tërmet 4 ballë në Greqi, ja ku ishte epiqendra
Bota E Diel, 22 Shtator 2024 21:41
Greqia është goditur nga një termet me magnitudë 4.1 ballë mbrëmjen e kësaj të diele.
Lëkundjet e tërmetit janë regjistruar rreth orës 21:24 (me orën lokale). Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 16 kilometra në jug-juglindje të Kalendzit me një thellësi fokale 14 kilometra.
Deri më tani nuk raportohet për dëme apo për të lënduar.