Tërmet i fuqishëm godet Turqinë
Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë i shkallës Rihter goditi provincën Elazıg të Turqisë mëngjesin e kësaj të diele. Mediat turke raportojnë se deri tani nuk ka viktima, por vetëm dëme materiale.
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit (AFAD), tha se tërmeti kishte një thellësi prej 15.95 km, duke shtuar se epiqendra e tërmetit ishte provinca Elazig, e cila u godit nga një tërmet 6.8 ballë në janar. Tërmeti i 24 janarit shkaktoi të paktën 41 të vdekur dhe 1,607 të plagosur.
“Nuk ka asgjë negative deri më tani. Të gjitha ekipet tona vazhdojnë punën e tyre në terren,” tha Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu në Twitter.
Ekspertët kanë bërë me dije se tërmeti në Elazıg u shkaktua nga zhvendosja e pllakave tektonike.