Tërmet i fuqishëm, ja sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë 6,3 ballë sipas Rihterit ka goditur provincën Sulawesi Verior të Indonezisë. Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës (BMKG) e Indonezisë njoftoi se tërmeti ka ndodhur me epiqendër në ujërat në largësi prej 42 kilometrash në jugperëndim të rajonit Bolaang Mongondow Jugor, në thellësi prej 94 kilometrash.
Nga tërmeti ende nuk janë raportuar viktima ose dëme materiale, ndërsa dridhjet janë ndier edhe në rajonet Manado, Bitung dhe Minahasa të provincës.
Kujtojmë se në shtator të vitit 2018, një cunami përfshiu rajonet Donggala, Palu dhe Sigi pas tërmetit me magnitudë 7,5 ballë që goditi ishullin Sulawesi. 4,340 njerëz humbën jetën si pasojë e tërmetit dhe cunamit në rajon.