Tërmet i fuqishëm në Australi, njerëz të alarmuar dhe ndërtesa të rrëzuara (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm, me magnitutë 5.8 ballë të shkallës Rihter ka goditur Australinë juglindore, duke dëmtuar ndërtesat e qytetit Melbourne.

BBC shkruan, se tërmeti ndodhi rreth orës 9:15, sipas asaj lokale dhe epiqendra e saj ishte Mansfield. Mësohet se tërmeti fillestar, u shoqërua dhe nga 2 pas goditje me magnitutë 4.0 dhe 3.1.

Në pamjet e publikuara më poshtë, shihen dëmet e shkaktuara, kur një ndërtesë është e rrënuar. Ndërsa një tjetër video tregon momentin e lëkundjeve brenda një apartamenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të shihet se si lëvizin orenditë shtëpiake dhe tmerrohen banorët që jetonin aty.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?