Tërmet i fuqishëm në Peru, dy të vdekur, dhjetëra të plagosur

Të paktën dy persona vdiqën dhe 65 rezultojnë të plagosur, sipas mbrojtjes civile, pas regjistrimit të një tërmeti me magnitudë 7,3 ballë që goditi sot në mëngjes pjesën jugore të Perusë, duke ngjallur frikë e panik në mesin e banorëve të cilët ishin në gjumë.

“Në rajonin e Arequipas u raportua për dy të vdekur dhe 65 të plagosur deri më tani”, deklaroi në media gjenerali Jorge Chavez, drejtor i Institutit Kombëtar të Mbrojtjes civile.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë deri në Lima, të regjistruara rreth orës 04:18 sipas orës lokale (09:18 GMT). Epiqendra e tërmetit u lokalizua rreth 31 kilometra në jugperëndim të Acaris, një zonë bregdetare në Paqësor që shprihet në rajonin e Arequipas, rreth 500 kilometra në jug të kryeqytetit, sipas Institutit amerikan të Gjeofizikës (USGS).

Swiss Digital Desktop Reklama

Lëkundja e tokës u regjistrua në një thellësi prej më shumë se 10 kilometra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marina peruviane deklaroi se nuk ka sinjalizime për cunami. Qendra e sinjalizimit të cunameve në Paqësor, me seli në Hauai përjashtoi gjithashtu rrezikun për vendet në këtë zonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?