Tërmet me magnitudë 6.5 në SHBA. Pamjet që tregojnë lëkundjet e forta

Një tërmet me magnitudë 6.5 të shkallës rihter ka rënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tërmeti i regjistruar rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale kishte epiqendrën 44 milje nga perëndimi i Challis në Idaho.

Sipas mediave amerikane lëkundjet ishin të forta por nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme të konsiderueshme.

Pak më vonë u regjistrua edhe një paslëkundje e fuqishme me magnitudë 4.5 të shkallës rihter. Departamenti i policisë bëri me dije se nuk ka telefonata për ndihmë.

Tërmeti më i madh dhe më i dëmshëm në historinë e Idaho ndodhi në vitin 1983 kur një tërmet me magnitudë 6.9 tronditi qytetin Challis, sipas Zyrës së Menaxhimit të Emergjencave në Idaho. Dy nxënës të një shkolle humbën jetën pasi mbetën nën gërmadhat e ndërtesës. Tërmeti i vitit 1983 shkaktoi rreth 12.5 milion dollarë dëme.

Ja disa pamje nga tërmeti:

YouTube player

SHKARKO APP