Tërmet në Greqi, fenomeni që i shqetëson sizmiologët

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallër Rihter goditi gjatë mesditës së sotme rajonin e Thebës në Greqi duke u ndjerë deri në Athinë.

Tërmeti pati një thellësi vetëm 2 kilometra, gjë e cila bëri që lëkundjet të ndjehen të forta, megjithatë nuk raportohet për dëme materiale.

Insitituti i Gjeodinamikës në Athinë konfirmoi se tërmeti pati një forcë të madhe për shkak të thellësisë së vogël të thyerjes tektonike që shkaktoi lëkundjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sizmiologu grek Athanasios Ghanas deklaroi se lëkundja e sotme është pjesë e aktivitetit të shtuar sizmik në Greqi gjatë javëve të fundit, ndërsa shtoi se po ndjekin me shqetësim faktin se tërmeti pati një thellësi të vogël.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?