Tërmetet në Itali, 6 mijë të pastrehë, qeveria fond 40 mln euro
Bota E Hënë, 3 Maj 2021 20:36
Tërmeti që tronditi Italinë, ka lënë spas raportimeve të shtypit Italian, rreth 6 mijë persona mbetën të pastreh. Këta banorë do të strehohen në hotele të ndryshme dhe jo në tenda. Mbi 250 lëkundjeve u regjistruar në rajonin qëndror të vendit, e që pasojat janë të dukshme në shumë banesa të shembura.
Për këtë problem qeveria italiane ka gjetur një zgjidhje. Qytetarët, shtëpitë e të cilëve janë të pabanueshme, do të strehohen në hotele të ndryshme dhe jo në tenda siç u veprua me të pastrehët e tërmetit vdekjeprurës që goditi të njëjtin rajon në gusht të këtij viti.
Ndërkohë, për shkak të dëmeve të pësuara nga lëkundjet sizmike shumë shkolla në rajonin e prekur do të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim të dytë. Gjithashtu mësohet se autoritetet italiane kanë ndërprerë faturimin për gazin dhe energjinë elektrike në zonat e shkatërruara.
Për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur dhe për të filluar me rikonstruksionin e zonës së shkatërruar nga tërmeti, qeveria italiane ka lëvruar 40 milionë euro. Ndërsa gjendja e emergjencës në rajonin qëndror të Italisë është zgjatur për shkak të lëkundjeve sizmike të reja.
Kryeministri italian Mateo Renci vizitoi paraditen e së enjtes zonat e goditura nga tërmeti në Kamerino e Viso. Ai theksoi se qeveria italiane do tu qëndrojë pranë qytetarëve të prekur nga tërmeti. Ndërsa ministri i brendshëm Anxhelino Alfano e quajti një mrekulli, që nuk pati viktima.
Nga ana tjetër sizmiologët thonë se lëkundjet më të fundit, që vijuan edhe gjatë ditës së enjte, janë pjesë e të njejtës valë lëvizjesh sizmike që në Gusht i morën jetën 300 personave dhe që e kishin epiqendrën në të njejtën zonë.
KOHA JONË SONDAZH