Tërmetet në kufirin Turqi-Siri, shkon në 3400 numri i viktimave dhe mbi 14 mijë të plagosur
Numri i viktimave të shkaktuara nga tërmetet shkatërruese në kufirin turko-sirian rriten çdo moment. Një bilanc lufte janë shifrat që po lë tërmeti i fortë që tronditi Turqinë dhe Sirinë.
Mbi 3400 viktima, dhe mbi 14 mijë të plagosur.
Mijëra vetë besohet të kanë mbetur nën rrënoja dhe sipas Institutit Amerikan të Gjeologjisë të vdekurit mund të arrijnë deri në 10 mijë.
Ekipet e shpëtimit janë vënë në garë më kohën për të nxjerrë njerëzit e bllokuar nën rrënoja ndërsa qindra godina janë shembur në të dyja vendet.