Tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri, mbi 23 milionë njerëz të prekur
Pasi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 10 rajonet e prekuara nga tërmeti për një periudhë 3 mujore, Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, njoftoi se bilanci i viktimave kishte shkuar në mbi 3500, ndërsa në Siri raportohen mbi 1600 viktima.
Gjendja e jashtëzakonshme do të përfundojë pak para 14 majit, kur presidenti Erdogan do të përpiqet të ruajë pushtetin pas 20 vitesh, në zgjedhjet e reja presidenciale.
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se numri i viktimave mund të rriten me 8-fish, gjatë orëve në vazhdim, dhe parashikon se deri në 23 milionë njerëz mund të preken nga pasojat e tërmetit.