Tërmeti 8 ballë godet brigjet e Meksikës, paralajmërohet cunami
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8 ballë ka goditur Paqësorin në bregun jugor të Meksikës.
Epiqendra e tërmetit është 120 km në jug-perëndim të qytezës së Pijiapan dhe me thellësi 35 km, ka lajmëruar Observatori Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjithashtu është paralajmëruar një tsunami që mund të prekë Meksikën, Guatemalën, El Salvadorin, Kosta Rikën, Nikaraguan, Panaman dhe Hondurasin.
Tërmeti u ndje deri në kryeqytetin e Meksikës, Meksiko Siti, me ndërtesat që u tundën dhe njerëzit që dolën menjëherë në rrugë, shkruan BBC.
KOHA JONË SONDAZH

