Tërmeti dëmtoi godinën, xhihadistët sirianë arratisen nga burgu
Të paktën 20 të burgosur në një burg sirian që besohet se janë xhihadistë, janë arratisur pasi tërmeti dëmtoi objektin, ka thënë një burim për AFP.
Burgu në qytetin Rajo pranë kufirit turk mban rreth 2,000 të burgosur, me rreth 1,300 prej tyre të dyshuar si luftëtarë të IS-it, tha një zyrtar në burg. Aty gjithashtu vuajnë dënimin luftëtarë nga forcat e udhëhequra nga kurdët.
Tërmeti i së hënës me magnitudë 7.8 i cili u pasua nga dhjetëra pasgoditje në rajon, shkaktoi dëme të shumta në muret e burgut.
“Rreth 20 të burgosur u larguan… të cilët besohet se janë militantë të Shtetit Islamik”- raporton Agjencia e lajmeve franceze Afp.