Tërmeti i fuqishëm, banorët: Dëgjuam zhurmë të fortë, si në 1999

Një tërmet i fortë prej 5 ballësh ka goditur Greqinë rreth orës 01:00 të mesnatës të së dielës. Tërmetit kryesor i ka paraprirë një pasgoditje me magnitudë më të vogël, ndërsa pas lëkundjes kryesore me magnitudë 5 janë regjistruar gjithsej 11 pasgoditje.

Në zonat që tërmeti u ndje më shumë, banorët shprehen të tronditur pasi dridhja ka qenë e fortë dhe ka pasur edhe një zhurmë të fortë.

Banorët e Xylokastros thanë se tërmeti ishte shumë i fortë në qytetin e tyre dhe se u zgjuan kujtimet e vitit 1999. Banorët nga Galaksidi dhe Eratini e cilësojnë tërmetin si intensiv, por me kohëzgjatje të shkurtër dhe me zhurmë të fortë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?