Tërmeti i fuqishëm/ Sizmiologu: Jemi të shqetësuar

Një tërmeti i fuqishëm ka goditur Greqinë pas mesnate, duke shkaktuar edhe dëme materiale.

Mediat greke raportojnë se tërmeti ishte me magnitudë 5.6 i shkallës Rihter, ndërsa sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 5.4 Rihter.

LEXO EDHE:
Një hap afër anëtarësimit zyrtar në NATO/ Presidenti maqedonas firmos dokumentin
Epiqendra e tërmetit është regjistruar 14 kilometra në verilindje të Pargës, jo shumë larg kufirit me Shqipërinë, duke bërë që lëkundjet të ndjehen të forta edhe në Sarandë e Gjirokastër, e në zonat e tjera përreth.

Mediat greke raportojnë se tërmeti ka shkaktuar dëme serioze në zonën Kanalaki, ku janë shembur disa shtëpi, ndërsa ka pasur edhe rrëshqitje të dheut.

Ka raportime për të paktën tre të plagosur.

Por ndërkohë tërmeti në fjalë u parapri nga një tërmet më i vogël. Eksperti i njohur i sizmiologjisë në Greqi, Efthimios Lekkas tha se pikërisht kjo i shqetëson.

“Jemi të shqetësuar pasi nisi në një pikë të ulët, 4.2 në shkallën Rihter rreth mesnatës dhe arriti në 5.6 të shkallës Rihter në orën 2.49”, tha ai. “Po e ndjekim fenomenin dhe jemi skeptikë”.

SHKARKO APP