Tërmeti/Mjeku shqiptar në Izmir: Situata po menaxhohet më së miri
Deri tani 12 persona raportohen të vdekur në Turqi dhe Greqi, mes të cilëve dy minorenë. Gjashtë nga viktimat ishin nga qyteti turk bregdetar i Izmirit, ndërsa dy minorenët vdiqën në një qytezë të ishullit grek Samos ndërkohë që numri i të lënduarve ka shkuar në mbi 400.
Mjeku shqiptar i cili punon në Izmir të Turqisë, Gëzim Dauti, thotë se situata po menaxhohet në mënyrë të shkëlqyer nga autoritetet turke, ndërkohë shtoi se pacientët e plagosur po marrin ndihmën e nevojshme.
“Situata në këtë moment pavarësisht se ka shumë panik dhe frikë po menaxhohet në mënyrë prefekti nga ana e shteti dhe spitaleve këtu, pasi Izmiri nuk ka mungesa nga ana spitalore a dhe ajo e shëndetësisë. Të plagosurit kanë marrë ndihmën e duhur sipas nevojave”, shtoi ai.