Tërmeti në Greqi: Mes viktimave 2 fëmijë, i zuri poshtë godina kur po ktheheshin nga shkolla

Dy adoleshentë janë mes viktimave që humbën jetën si pasojë e tërmetit që goditi Egjeun. Raportohet se jetën e ka humbur një 17-vjeçar dhe një 15-vjeçar  në ishullin grek të Samos-it.

Dy fëmijët u shtypën nga rrënojat e një ndërtesë, disa orë pas goditjes kryesore. Incidenti tragjik ndodhi kur fëmijët po ktheheshin nga shkolla. Në një moment u shemb kati i parë i një ndërtese duke i zënë ata poshtë.

Një ekip i zjarrfikësve shkoi me urgjencë në vendin e ngjarjes, por për dy nxënësit ishte tepër vonë. Ekipet e shpëtimit i nxorën më pas dy fëmijët, një vajzë dhe një djalë, të pajetë nga rrënojat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tragjedia në Samos ndodhi në një moment kur mendohej se ishulli “ia hodhi” vetëm me 8 persona të plagosur lehtë. Sa i përket dëmeve materiale, ato raportohet të jenë të shumta, por kryesisht bëhet fjalë për ndërtesa të vjetra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?