Tërmeti në Greqi u ndje në të gjithë Ballkanin, si e komentojnë ekspertët

Lëkundje të forta të njëpasnjëshme janë ndjerë mbrëmjen e së dielës në Greqi, lëkundje që janë ndjerë në të gjithë Ballkanin Jugor.

Tërmeti me magnitudë 5.3 të shkallës rihter që goditi Follorinën, lëkundjet e tij janë ndjerë edhe në Shqipëri, Maqedoni, Bullgari dhe në Kosovë.

Sizmologët në prononcimin e tyre për mediat bëjnë me dije se një gjë e tillë tregon zgjerim të fenomenit të lëkundjeve.

Po shkon shkëlqyeshëm. Do të presim të shohim se si do të zhvillohet edhe në një ose dy 24 orë të tjera”, ka thënë  profesori dhe presidenti i OASP, Efthymis Lekkas në Agjencinë e Athinës.

Lekkas ndër të tjera thekson se Follorina, është një zonë që nuk ka pasur tërmete të mëdha në të kaluarën, dhe lëkundjet sipas tij kanë ardhur si pasojë e një çarje në periferi të fushës së Follorinës.

Ndërkohë eksperti Gerasimos Chouliaras, është shprehur se duke analizuar pas lëkundjet, harta sizmike tregon lehtësimin e fenomenit në orët e para.

“Ka rreth 30 lëkundje më të vogla, ku më e madhja është 4.2 Rihter pas tërmetit 5.4 Rihter (më vonë i rishikuar në 5.3)”  ka thënë Houliaras, ku theksoi se gjatësia e çarjes nuk është shumë e madhe.

Nga ana tjetër, sizmologu Akis Tselentis, është shprehur se mundësia e një tërmeti më të madh është shumë e vogël dhe vuri në dukje se arsyeja pse dridhja është ndjerë kaq shumë është sepse ka ndodhur shumë afër qytetit të Follorinës.

“Në vitin 1994 kemi pasur një tërmet me magnitudë 6 ballë në zonë nga një degë e këtij thyerje dhe po monitorojmë fenomenin. Banorët duhet të mbrojnë brendësinë e shtëpive të tyre, të shmangin muret rrethuese dhe të rregullojnë vendet për objektet e rënda nëpër shtëpi”.

Ndërkohë për shkak të lëkundjeve të tërmetit janë shënuar dëme të mëdha materiale por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Për shkak të dëmeve materiale dhe panikut të krijuar te qytetarët shkollat në Follorinë këtë të hënë do të qëndrojnë të mbyllura.

 

SHKARKO APP