Tërmeti në Iskia, 2 viktima, 25 të plagosur

2 viktima, 25 të plagosur, 2600 të zhvendosur dhe qindra persona në radhë për tu larguar nga ishulli. Ky është bilanci i shkaktuar nga tërmetit që goditi dje në ishullin e Iskias në Itali.

“Të zhvendosurit janë 2.000 në Casamicciola, 600 në Lako Ameno ndërsa 1.051 janë larguar nga ishulli”,- deklaroi drejtori i Departamentit të Mbrojtjes, Angello Borelli, i cili arriti në ishull në orët e para të mëngjesit.

Vendi i tërmetit dhe zona janë të njëjtat: 1 km nga Punta Imperatore në anën perëndimore të ishullit, i pari ka një thellësi 10 km. Element ky që në të gjitha tërmetet rrit pasojat. Sa më afër sipërfaqes është epiqendra, aq më e madhe është fuqia në sipërfaqe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?