Tërmeti në Iskia – Historia prekëse e 11-vjeçarit që mbajti 16 orë vëllain e tij nën rrënoja

Një nga historitë më prekëse të tërmetit që në ishullin turistik italian Ischia është historia e tre vëllezërve që u shpëtuan të martën (22 gusht) nga rrënojat e shtëpisë së tyre.

Pas një operacioni 16 orësh tre djemtë Pasquale 7 muajsh, Mattias 8-vjeç dhe Ciro 11 janë nxjerrë nga rrënojat.

Vetëm Ciro, vëllai më i madh pësoi disa lëndime dhe theu këmbën e djathë. Por u tregua shumë kurajoz pasi ishte ai që kishte ndihmuar në shpëtimin e  Mattias.

Swiss Digital Desktop Reklama

11-vjeçari, i ndodhur poshtë rrënojave, nën një errësirë të plotë e kishte vendosur vëllain e tij poshtë një krevati dhe më pas ka tërhequr vëmendjen ekipit të kërkim-shpëtimit duke goditur me fshesë nën rrënoja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht moshës së vogël Ciro Marmolo është treguar si në njeri me përvojë. “Kur tërmeti tronditi shtëpinë e tyre e vendosi vëllain e tij poshtë krevatit. Një gjest që ka shpëtuar dy jetë,”- kështu e nisi historinë komandanti i Gdf, Andrea Gentile. “Më pas ai ka ndihmuar zjarrfikësit që ta gjejnë atë.”

Kur zjarrfikësit arritën që ti gjenin Ciro, shtyu fillimisht Mattias për të dalë i sigurtë.

Më pas ai mbeti i fundit nën rrënoja dhe u deshën shumë orë që ta shpëtonin, pasi për të prioritet ishte shpëtimi i vëllait të tij.

“Kur gjithçka u shemb unë përfaqova vëllain tim dhe më pas kur erdhën zjarrfikësit e shtyva atë të parin për të dalë jashtë,”-ka thënë Ciro për mjekët.

Ai ndodhej së bashku me familjen e tij  në Iskia për pushime. Në momentin që ra tërmeti babai dhe vëllai i tij 7 muajsh ishin në kuzhinë, ndërsa mamaja  e tij, e cila ndodhej në banjo, arriti të shpëtojë duke dalë nga dritarja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?