FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tërmeti në Kinë, deri më tani 13 viktima dhe shumë të plagosur

Një tërmet me magnitudë 7 i ka marrë jetën të paktën 13 personave dhe ka plagosur shumë të tjerë në provincën jug-perëndimore të Sichuan në Kinë.

Sipas Vëzhgimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, tërmeti goditi kryesisht pjesën veriore të provincës, ku banon një numër i vogël i popullsisë. Tërmeti u shënua rreth orës 21:30 referuar orës lokale, rreth 300 km në veri të kryeqytetit të provincës Chengdu, ndërkohë që thellësia e lëkundjeve arriti 10 km. Epiqendra ishte Jiuzhaigou, një zonë shumë popullore për turistët, ndërkohë që lëkundjet janë ndjerë deri në Chengdu dhe Xian, rreth 700 km larg.

Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për organizimin e shpejtë të përpjekjeve të shpëtimit, ndërkohë që ushtarë dhe forca të zjarrfikëses janë vendosur pranë zonave të prekura për të dhënë ndihmën e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Komisionit Kombëtar Kinez për Reduktimin e Katastrofave, numri i viktimave mund të jetë 100, me rreth 130,000 shtëpi të dëmtuara. Provinca e Sichuan është e prirur ndaj të tilla tërmeteve. Më shumë 70,000 persona humbën jetën në lëkundjet e fuqishme të vitit 2008.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?