Tërmeti në Meksikë – 11 anëtarë të një familje vdesin gjatë pagëzimit në kishë

Njëmbëdhjetë anëtarë të një familjeje humbën jetën tragjikisht gjatë pagëzimit të një fëmije kur çatia e një kishe u rrëzua gjatë tërmetit të fuqishëm që tronditi Meksikën qendrore të martën.

Mediat lokale raportojnë se të vetmit të mbijetuar janë babai i fëmijës dy muajshe që po pagëzohej prifti dhe ndihmësi i prifti i Kishës Katolike Apostulli Santiago, e cila ndodhet në qytetin e izoluar Atzala, në shtetin Puebla.

Të paktën katër të mitur ishin në mesin e të vdekurve, duke përfshirë edhe vajzën dy-muajshe që u pagëzua brenda kishës së stilit kolonial.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishte një skenë e tmerrshme,” tha ndihmësi i priftit Lorenzo Sanchez për The Associated Press.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha se ata që ishin në gjendje të mbijetonin u zhvendosën në skajet brenda kishës, kur ndërtesa filloi të binte. Ata që u vranë nuk kishin kohë për ta bërë këtë.

“Një nga gjërat që na kanë mësuar është që të qëndrojmë pranë mureve të kishës sonë, e cila është e vjetër dhe struktura e saj përkeqësohet “, tha Sanchez.

Kur toka u ndal së dridhuri, njerëzit u bënë thirrje për ndihmë përmes altoparlantëve dhe banorët e komuniteteve aty pranë arritën shpejt në Atzala me lopata, kapëse dhe zinxhirë për të hequr rrënojat.

Ata gërmuan për orë të tëra nëpër mbetjet e shkatërruara të kishës Apostolike të Santiagos, por gjetën vetëm trupat e pajetë 11 anëtarëve të familjes.

Vajza dy muajshe Elideth Torres de Leon që do të pagëzohej, motra e saj Maria 8 vjeç dhe nëna e vajzave Manuela de Leon Garcia 27 vjeç, janë në mesin e viktimave.

Të mbuluar në pluhur dhe të lodhur, shpëtuesit i hodhën trupat në të njëjtën rrugë ku një parti duhej të mbahej pas pagëzimit të vajzës.

Ata i mbuluan ato me kanavacë për t’i mbrojtur nga shiu.

Anëtarët e familjes së të vdekurve udhëtuan një natë nga shtetet e tjera për të ndjekur ceremoninë mortore të së mërkurës në Puebla, ku u dhanë lamtumirën të dashurve të tyre.

Çdo arkivol kishte një emër të bashkangjitur: Florencio, Fidela, Aurelia, Manuela, Maria de Jesus, Carmen, Samuel, Azucena, Feliciana, Susana dhe Elideth – vajza që duhej të pagëzohej.

Një i afërm që humbi anëtarët e shumtë të familjes në tragjedi tha se ishte “i shkatërruar”.

“Kam një dhembje të thellë. Jam shkatërruar “, tha Graciano Villanueva Perez, 73 vjec, i cili humbi gjashtë të afërm – bashkëshorten, motrën, vajzën, dhëndrin dhe dy nipërit e mbesat, të cilët po ndiqnin pagëzimin.

“Nuk di ç’të them,” shtoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?