Tërmeti në Mianmar, shkon në 2000 numri i viktimave

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Mianmarin ka shkuar në rreth 2000, ndërsa të paktën 3500 persona janë të plagosur. Shërbimit Gjeologjik në SHBA vlerëson se numri i të viktimave mund të kalojë në 10,000.

Ekipet e huaja të shpëtimit kanë mbërritur në vendin e Azisë Juglindore për të ndihmuar në gjetjen e të mbijetuarve.

Rusia, India, Malajzia dhe Singapori po dërgojnë avionë me ndihma në vendin cili është shkatërruar nga lufta civile. Koreja e Jugut pritet të sigurojë një ndihmë humanitare fillestare prej 2 milionë Dollarësh për Mianmarin përmes organizatave ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Tajlandë, tërmeti tronditi zonën më të madhe të Bangkokut, ku jetojnë rreth 17 milionë njerëz, dhe pjesë të tjera të vendit. Autoritetet e thanë se deri më tani dhjetëra të vdekur, disa të plagosur dhe shumë persona të zhdukur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Bangkok, 1,000 km nga epiqendra, një mision shpëtimi vijon përpjekjet e tij për të gjetur punëtorët e ndërtimit të bllokuar nën rrënojat e kullës 33-katëshe të shembur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?