Tërmeti në Turqi, konfirmohen 4 viktima dhe 120 të plagosur

Katër persona kanë humbur jetën në Turqi nga tërmeti i sotëm me magnitudë 6.6 ballë.

Po ashtu, bëhet me dije se deri më tani në këtë shtet janë konfirmuar 120 persona të plagosur.

Shifrat mund të rriten pasi tërmeti shkatërroi mbi 20 ndërtesa, ndërsa vijojnë kërkimet për nxjerrjen e personave të cilët ndodhen nën rrënoja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Epiqendra e tërmetit ishte në detin Egje, 17 kilometra larg qytetit të Izmirit, dhe magnituda ishte 6.6, ndërsa Agjencia Amerikane e Gjeologjisë thotë se tërmeti ishte i madhësisë 7, i shkallës rihter, me një thellësi prej 2 kilometrash në afërsi të ishullit të Samosit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?