Tërmeti shuan tensionet, Greqia-Erdoganit: Të gatshëm për të ndihmuar

Pasojat tragjike të tërmetit në Turqi kanë bërë që për momentin mosmarrëveshjet politike të lihen në hije. Në fakt mediat greke raportojnë se kryeministri Qiriakos Mitsotaqis, ishte nga personat e parë që ka telefonuar presidentin e Turqisë Erdogan, për të shprehur ngushëllimet për humbjet e jetëve si dhe solidaritetin e vendit të tij. Kreu i ekzekutivit grek u tregua i gatshëm që vendi i tij të ndihmojë Turqinë në këtë situatë dramatike që po përjeton vendi. Nga ana e tij, mësohet se presidenti turk e ka falënderuar për ndihmën dhe ka deklaruar se aktualisht ekipet e shpëtimit janë në terren. Telefonata mes dy politikanëve vjen pas një sërë tensionesh të forta të kohëve të fundit, për çështjen e kufirit detar ujor dhe rezervat e mëdha të hidrokarbureve në detin Egje.

SHKARKO APP