Tërmeti tragjik në Turqi, 64 viktima dhe mbi 1 mijë të plagosur
Ka shkuar në 66 viktima bilanci i tërmetit të së premtes që goditi Turqinë dhe Greqinë. Vendi më dëmtuar është Turqia pasi ka 64 persona të vdekur dhe gati 1 mijë të plagosur. Pas tërmetit 6.6 magnitudë në Detin Egje, Turqia ka pasur dhe 975 pas goditje prej të cilave 43 kanë qenë me mbi 4 magnitudë. Kërkim për gjetjen e personave në rrënoja vazhdon ende në 8 ndërtesa të shembura në Izmir, nga 20 të shembura në total. Turqia ka angazhuar mbi 6 450 persona në ekipet e kërkim shpëtimit, ku gjithashtu janë përfshirë 21 qen dhe mbi 1 mijë mjete.