Tërmeti tragjik në Turqi, shkon në 20 numri i të vdekurve

Një tërmet tragjik ka goditur Turqinë. Ka shkuar në 20 numri i personave që kanë humbur jetën nga tëremti që goditi Turqinë dhe më shumë se 1015 persona janë plagosur. Tërmeti i fuqishëm prej 6.8 Rihter tronditi Turqinë, në Elzaig, rreth 14 km larg kryeqytetit turk Ankara.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca bëri të ditur numrin e personave që kanë humbur jetën, ndërsa tha se operacionet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë dhe pritet që numri i të vdekurve, tha Koca.

Gjithashtu Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu pohoi se raportohet për 100 ndërtesa të shkatërruara në Elazig. Pas tërmetit, i cili ndodhi në thellësinë 6,75 kilometra nga sipërfaqja e tokës, u raportuan dhe dhjetra paslëkundje me madhësi që variojnë midis 2.7 dhe 5.4.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?