Tërmeti tragjik në Turqi, shkon në 39 numri i viktimave

Ka shkuar në 39 numri i viktimave nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve numri i të plagosurve është më shumë se 1600 persona. Tërmeti me madhësi 6.8 me qendër në qytetin Sivrice në provincën Elazig bëri që disa ndërtesa të shemben.

Dyzet e pesë njerëz janë shpëtuar deri tani, ndërsa sipas autoriteteve janë më shumë se 20 persona nën rrënoja. Tërmeti i të premtes në Turqi u ndje edhe në Siri, Liban dhe Iran. Tërmetet janë të zakonshme në Turqi. Rreth 17,000 njerëz kanë humbur jetën nga një tërmet masiv në qytetin Izmit, më 1999.

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu nuk mundi t’i mbante lotët kur po tregonte rastet e ceremonive mortore të të vdekurve nga tërmeti. “Dy gjëra nuk më hiqen nga mendja. Funerali i një vullnetari, nga ana tjetër, funerali i 2 vëllezërve të vegjël që u futën në të njëjtën arkivol. Nuk mund t’i harroj”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai gjithashtu tregoi rastin e një babai që lutej për foshnjën e tij të ngelur në rrënoja. “Dëshpëruese! Nën rrënojat, fjalët e babait:’Kushdo që të jesh, shpëto foshnjën time 2 muajshe”. Kujtojmë që bilanci i të vdekurve është 39 dhe personat që u nxorën të gjallë janë 45 pas tërmetit të mbëmjes së premte në Turqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?